Pas 5 dekadash ku performuan “The Beatles”, vjen projekti i ri i ndërtesës ikonike për fansat e grupit legjendar
Më shumë se pesë dekada pas koncertit të fundit publik të The Beatles, ndërtesa ikonike në 3 Savile Row do të transformohet në një hapësirë të veçantë për fansat e grupit legjendar.
Apple Corps Ltd, kompania e themeluar nga Beatles, njoftoi se selia historike e grupit në qendër të Londrës do të shndërrohet në një eksperiencë interaktive në shtatë kate.
Ndërtesa në stilin gjeorgjian është vendi ku u regjistrua dhe filmua kënga Let It Be dhe ku më 30 janar 1969, anëtarët e grupit u ngjitën në atë çati për koncertin e tyre të fundit publik — një performancë spontane që bllokoi trafikun dhe tërhoqi ndërhyrjen e policisë.
Për herë të parë, fansat do të kenë mundësinë të ngjiten në çatinë historike, ndërsa atraksioni i ri do të hapë gjithashtu studiot dhe arkivat e Beatles për publikun.
Sipas organizatorëve, vizitorët do të kenë akses në materiale të papublikuara më parë nga arkivat e Apple Corps, ekspozita të ndryshme, një dyqan për fansat dhe një rikrijim të studios origjinale ku u regjistrua “Let It Be”.
Paul McCartney e cilësoi projektin mjaft emocional, duke thënë se rikthimi në 3 Savile Row i solli shumë kujtime të veçanta.
“Ishte një udhëtim i vërtetë të rikthehesha në 3 Savile Row dhe të shihja gjithçka nga afër. Ka kaq shumë kujtime të veçanta brenda atyre mureve, për të mos përmendur çatinë”, tha McCartney.
Ende nuk është bërë publike data e hapjes së atraksionit të ri, i cili vjen në një periudhë të interesit të madh global për trashëgiminë e Beatles.
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës