Kurti pas takimit me Macron: Nuk mora premtim për liberalizim të vizave

24 Qershor 2021 | 09:00

Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se biseduan për dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.

Kryeministri Kurti tregoi se nga presidenti Macron nuk ka marrë ndonjë premtim për liberalizim të vizave, por shtoi se Kosova duhet të fokusohet në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Sigurisht që qytetarët e republikës së Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të të gjitha kritereve ende nuk e ka të hequr regjimin e vizave. Më 18 korrik të këtij viti bëhen tre vjet që kur Komisioni Evropian tha se  Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, mirëpo nuk ka zotim nga ana e tyre që të ketë heqje të regjimit të vizave”, – deklaroi z. Kurti.

Madje, kryeministri i Kosovës pranoi se edhe Holanda po krijon pengesa në këtë proces.

“Duhet të punojmë edhe me Holandën, shpresojmë që nuk ka edhe vende të tjera. Por, në fund të fundit ne duhet ta forcojmë shtëpinë tonë, shtetin tonë dhe shpresojnë edhe miqtë që i kemi në BE do të ndikojnë që më në fund kjo padrejtësi ndaj qytetarëve të republikës së Kosovës të marrë fund”, – tha Kurti pas përfundimit të takimit me presidentin Macron.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026