Osmani takohet me kancelarin Kurz, diskutohet për dialogun dhe liberalizimin e vizave

24 Qershor 2021 | 09:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Austri me kancelarin Sebastian Kurtz, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Në deklaratën e Presidencës së Kosovës thuhet se kryetarja e shtetit i vuri në dukje kancelarit se populli i Kosovës është më proevropiani dhe ka kërkuar nga Bashkimi Europian të mbajë premtimin e të liberalizojë vizat.

Në një postim në Twitter, Kurtz shprehet se Austria do të vijojë të mbështesë Kosovën dhe do të bëjë thirrje për integrimin në BE të të gjitha shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Dialogu dhe komunikimi i drejtpërdrejtë duhet të jenë themeli i stabilitetit në rajon”, – shkruan ndër të tjera kancelari austriak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026