Zjarret arrijnë nivele rekord, shkencëtarët paralajmërojnë sezonin më të rrezikshëm të viteve të fundit

12 Maj 2026 | 14:43

Zjarret në të gjithë botën parashikohet të arrijnë nivelet më të larta këtë vit, të nxitura nga ndryshimet klimatike dhe rikthimi i fenomenit El Niño, kanë paralajmëruar studiuesit. Sipas tyre, sezoni global i zjarreve ka nisur me intensitet rekord dhe pritet të përkeqësohet gjatë muajve në vijim.

Theodore Kipping nga Imperial College London deklaroi gjatë një prezantimi për mediat se që nga fillimi i vitit janë regjistruar rreth 50% më shumë sipërfaqe të djegura krahasuar me mesataren e viteve të mëparshme për të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave të Sistemit Global të Informacionit për Zjarret (GWIS), sipërfaqja totale e djegur deri më 6 maj ka arritur në 1.63 miliardë hektarë, ndërsa mesatarja për periudhën 2012-2025 ishte rreth 1.1 miliardë hektarë. Studiuesit theksojnë se ky nivel është rreth 20% më i lartë se rekordi i mëparshëm që nga fillimi i monitorimit global në vitin 2012.

Situata paraqitet veçanërisht alarmante në Afrikë, ku shumë vende të Afrikës Perëndimore dhe rajonit të Sahelit po përballen me nivele rekord zjarresh. Ekspertët shpjegojnë se alternimi i reshjeve intensive me periudha të gjata thatësire ka favorizuar përhapjen e zjarreve në savanë.

Shkencëtarët paralajmërojnë gjithashtu për rikthimin e fenomenit El Niño, një cikël natyror në Oqeanin Paqësor që ndikon në temperaturat dhe klimën globale. Sipas World Meteorological Organization, gjasat për rikthimin e El Niño nga maji deri në korrik janë gjithnjë e më të larta, ndërsa fenomeni La Niña po dobësohet.

Kipping thekson se nëse zhvillohet një El Niño i fortë, mundësia për zjarre ekstreme dhe shumë të rrezikshme mund të jetë më e larta e dekadave të fundit.

Sipas tij, fenomeni mund të krijojë kushte tepër të nxehta dhe të thata në Australi, në veriperëndim të SHBA-ve dhe Kanadasë, si edhe në pyjet tropikale të Amazonës.

Edhe studiuesi Frederick Otto nga Imperial College London paralajmëron se kombinimi i El Niño me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor mund të sjellë ngjarje ekstreme të motit të paprecedenta në mbarë botën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026