Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së
Mbi 8 mijë shqiptarë janë kthyer nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2025. Të dhënat e Eurostat e rendisin Shqipërinë mes vendeve me numrin më të lartë të shtetasve të rikthyer nga BE-ja.
Sipas Eurostat, 8.020 shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian pas urdhrave për largim, duke e renditur Shqipërinë në mesin e katër kombësive me më shumë kthime.
Turqia kryeson listën me 13.405 persona të kthyer, e ndjekur nga Gjeorgjia me 10.475 dhe Siria me 8.370 persona.
Në total, gjatë vitit 2025, rreth 135.460 shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Evropian u kthyen në vendet e tyre të origjinës ose jashtë territorit të BE-së, një rritje prej 20.9% krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se 491.950 shtetas të vendeve të treta morën urdhër për t’u larguar nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2025, ose 5.8% më shumë se në vitin 2024. Ndërkohë, 132.600 persona u refuzuan në kufijtë e jashtëm të BE-së, një rritje prej 7.1%.
Nga ana tjetër, numri i personave të konstatuar në mënyrë të paligjshme në territorin e Bashkimit Evropian ra me 21.7%, duke zbritur nga 918.525 raste në vitin 2024 në 719.395 raste gjatë vitit 2025.
Sipas Eurostat, Gjermania realizoi numrin më të lartë të kthimeve, e ndjekur nga Franca dhe Suedia.
Grafikë – Kthimet e shtetasve nga BE gjatë vitit 2025:
- Turqia: 13.405 persona
- Gjeorgjia: 10.475 persona
- Siria: 8.370 persona
- Shqipëria: 8.020 persona

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella