Hoxha në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”: Integrimi në BE, një domosdoshmëri

12 Maj 2026 | 15:36

Në Bratislavë ku po merr pjesë në takimin e Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, Ministri Hoxha u takua me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Në takim, Hoxha vlerësoi veçanërisht rolin e qëndrueshëm të Italisë si një nga mbrojtëset më të fuqishme të perspektivës evropiane të Shqipërisë.

Ministri theksoi se synimi mbetet forcimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat për një Evrope më të fortë.

“Vlerësuam nivelin e lartë të bashkëpunimit dypalësh në një gamë të gjerë fushash, përfshirë dialogun politik të nivelit të lartë, mbrojtjen, energjinë, sigurinë, ndërlidhjen, ekonominë, tregtinë, kulturën dhe shkëmbimet mes qytetarëve tanë”, tha Hoxha.

Postimi i Ministrit Hoxha:

Shumë i kënaqur që zhvillova një takim të parë me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani @Antonio_Tajani 🇦🇱🇮🇹

Rikonfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, të mbështetura mbi një miqësi të veçantë mes popujve tanë, lidhje të thella historike dhe një partneritet strategjik në rritje të vazhdueshme.

Vlerësuam nivelin e lartë të bashkëpunimit dypalësh në një gamë të gjerë fushash, përfshirë dialogun politik të nivelit të lartë, mbrojtjen, energjinë, sigurinë, ndërlidhjen, ekonominë, tregtinë, kulturën dhe shkëmbimet mes qytetarëve tanë.

Gjithashtu, nënvizuam përputhshmërinë tonë të fortë të qëndrimeve mbi çështje kyçe evropiane, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen, sigurinë, stabilitetin rajonal dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Italia mbetet jo vetëm një vend mik, një partner i afërt dhe një aleat strategjik, por edhe një nga mbështetësit më të fortë të Shqipërisë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shpreha mirënjohjen e sinqertë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme, të palëkundur dhe konkrete të Italisë për procesin tonë të integrimit në BE, duke vlerësuar veçanërisht rolin e qëndrueshëm të Italisë si një nga mbrojtëset më të fuqishme të perspektivës evropiane të Shqipërisë, si në planin dypalësh ashtu edhe në kuadër të Bashkimit Evropian.

Së bashku, do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në dobi të vendeve tona, qytetarëve tanë dhe një Evrope më të fortë.

Gjithashtu, pranova me kënaqësi ftesën e Ministrit Tajani për të vizituar Romën në javët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026