Caktohet trupa gjykuese në Apel për Adriatik Llallën
Në Gjykatën e Apelit është caktuar trupa gjykuese për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme.
Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Nertina Kosova, kryesuese/relatore, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, anëtarë.
Ndërkohë, ende nuk është caktuar data dhe ora e gjykimit nga ana e gjyqtares relatore.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg për akuzën “refuzim për deklarim” dhe “fshehje pasurie” si dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
Disa javë më parë ish-kryeprokurori e ankimoi vendimin e Gjykatës së Posaçme, ndaj çështja shkoi në Apel.
Sakaq, Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës, të cilat do të kalojnë në pronësi të shtetit.
Pas këtij vendimi, ish-prokurori i përgjithshëm nuk ka shkuar në qeli, pasi ky është një vendim i shkallës së parë dhe jo një vendim i formës së prerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta