Akuzohet si agjente e Kinës, kryebashkiakja në Kaliforni jep dorëheqjen

12 Maj 2026 | 19:44

Një kryebashkiake në Kaliforninë Jugore ka dhënë dorëheqjen pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë e akuzoi se vepronte si agjente për Kinën.

Sipas BBC, 58-vjeçarja Eileen Wang, kryebashkiake e Arcadias, është deklaruar fajtore, ndërsa Këshilli Bashkiak i qytetit konfirmoi dorëheqjen e saj të hënën.

Sipas autoriteteve amerikane, Wang akuzohet se ka ndjekur udhëzime nga zyrtarë kinezë dhe ka shpërndarë artikuj në favor të Pekinit pa e deklaruar këtë pranë qeverisë amerikane, siç kërkohet nga ligji federal ndërsa rrezikon të përballet me deri me 10 vite burg.

Avokatët e saj, Jason Liang dhe Brian Sun, deklaruan se Wang “kërkon falje dhe i vjen keq për gabimet e bëra në jetën e saj personale”, duke shtuar se përkushtimi i saj ndaj komunitetit të Arcadias nuk ka ndryshuar.

Eileen Wang ishte zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Arcadias në nëntor 2022. Qyteti drejtohet nga një këshill me pesë anëtarë, ku posti i kryebashkiakut mbahet me rotacion nga secili anëtar.

“Ky pranim fajësie është suksesi më i fundit në përpjekjet tona për të mbrojtur vendin nga tentativat e Kinës për të korruptuar institucionet tona”, deklaroi Ndihmës Prokurori i SHBA-së, Bill Essley. Sipas tij, individët që zbatojnë fshehurazi urdhra të qeverive të huaja minojnë demokracinë amerikane.

Departamenti i Drejtësisë pretendon se Wang ka bashkëpunuar me Yaoning “Mike” Sun, 65 vjeç, për drejtimin e “Qendrës së Lajmeve të SHBA-së”, një faqe interneti që paraqitej si media për komunitetin kinezo-amerikan në Arcadia.

Sipas hetimeve, zyrtarë të qeverisë kineze i dërgonin Wang artikuj të parapërgatitur përmes aplikacionit WeChat. Një prej tyre mohonte akuzat për punë të detyruar dhe abuzime në provincën Xinjiang të Kinës. Prokurorët pretendojnë se Wang e publikoi menjëherë artikullin në faqen e internetit dhe komunikoi më pas me zyrtarin kinez.

Në një reagim në faqen zyrtare të qytetit, administratori i Arcadias, Dominic Lazaretto, i cilësoi akuzat “thellësisht shqetësuese”, duke theksuar se hetimi lidhet me veprime individuale dhe jo me institucionin e bashkisë.

Ai shtoi se, sipas verifikimeve të brendshme, nuk ka prova që financat, personeli apo proceset vendimmarrëse të qytetit të jenë ndikuar nga aktivitetet për të cilat akuzohet Wang.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026