Skafi me flamur anglez detyrohet të kthehet në Vlorë nga moti i keq, dy kroatë përfundojnë në spital
Një skaf me flamur anglez është rikthyer pasditen e sotme në Porti i Vlorës, pasi dy personat që ndodheshin në bord kanë pësuar dëmtime fizike gjatë lundrimit në det të hapur.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30. Sipas të dhënave nga Kapiteneria e Portit Detar Vlorë, në mjet ndodheshin dy shtetas kroatë, të cilët kishin nisur udhëtimin nga Porti i Korfuzit me destinacion Dubrovnik.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë lundrimit, për shkak të motit të keq dhe kushteve të vështira atmosferike, skafi ka hasur probleme në det, ndërsa dy personat në bord kanë marrë lëndime fizike. Për pasojë, ata janë detyruar të ndërpresin udhëtimin dhe të rikthehen në Vlorë.
Pas mbërritjes në port, përmes një agjencie detare përfaqësuese është kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore, ndërsa të lënduarit janë transportuar drejt Spitali Rajonal i Vlorës për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Ndërkohë, autoritetet portuale vijojnë monitorimin e situatës dhe apelojnë për kujdes të shtuar nga të gjithë lundruesit, për shkak të motit të paqëndrueshëm në det.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta