Aksident i rëndë në Durrës, makina përplaset me motorin! Humb jetën 28-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar mbrëmjen e së martës në Sukth të Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, në rrugën që lidh Sukthin me Rrushkullin, në lagjen Stalla.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi A.SH., 28 vjeç. Për shkak të plagëve të marra nga përplasja e fortë, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.
Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë, policia ka bërë me dije se ka arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin M.V., 19 vjeç, i cili dyshohet se është përgjegjës për aksidentin fatal.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e plotë të përplasjes që i mori jetën 28-vjeçarit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta