Gjyqi i Leart Haxhiut, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në GJKKO: E gjetëm gjithçka të shkatërruar

13 Maj 2026 | 13:44

Bashkim Rajku, babai i reperit Noizyt ka dëshmuar këtë të mërkurë përpara GJKKO për episodin e vendosjes së tritolit në lokalin e djalit të tij.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se është pronari i biznesit dhe se vajza e tij është administrative, ndërsa për shpërthimin e ndodhur në 2022 tek lokali, ai ka thënë se e gjetën të shkatërruar.

“Në Durrës kemi patur një dyqan rrobash, në lagjen 13. Unë e kam lokal me qira, investim i joni është. Unë jam pronar i biznesit, vajza është administratore. Përpara 4 vitesh në 2022, ndodhi një ngjarje, shpërtheu diçka te lokali dhe e gjetëm të shkatërruar. Unë kam qenë në banesë duke fjetur në katin e 5 të të njëjtit objekt, zhurmën e dëgjova. Ecurinë e aktivitetit e ndiqte administratorja, vajza ime Anisa. Në atë periudhë ajo ka qenë jashtë shteti. Përveç Anisës, kam djalin Rigelsin është muzikant. Djali ka qenë në gjumë , nuk ka parë gjë. Lokali ka qenë i mbyllur , i tillë ka qenë orari. Djali jeton vetëm, e ka shtëpinë afër nesh dy kate poshtë nesh. Kur dëgjova zhurmën zbrita poshtë. Djalin e pashë mbrapa pasi u mblodhën të gjithë njerëzit. Ne dëgjuam zhurmën dhe zbritëm poshtë. Në atë moment nuk e kisha mendjen te komshinjtë, e kisha te halli im. Ishte prishur gjithçka, ishin thyer xhamat. Ne pritëm kur erdhi policia dhe bënë verifikimet. Lokali është 100 metra2, i vendosur në katin e parë të pallatit. Ngjarjen nuk e di pse ndodhi, përderisa nuk kam parë gjë nuk di gjë. Me djalin fola, nuk kemi patur probleme me askënd. Djali artisti është, ku di unë tani. Konflikt me njerëzit nuk kemi, çështje xhelozie a rinie nuk e di tani. Personat që kemi marr vesh në media, nuk kishim lidhje me ta. Kleviol Ahmetin e kemi dëgjuar, e di që merret me muzikë. Ka patur xhelozi pune me djalin tim, nuk di gjë më shumë. Ky është nga Lushnja më duket.”, ka thënë ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026