Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dëshmitari në GJKKO: Më kërcënojnë, më thonë spiun i SPAK, do iki nga Shqipëria

13 Maj 2026 | 14:02

A.P dëshmoi në procesin ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, proces i ndarë për atentatin ndaj Arian Ndojës dhe Aleksandër Lahos, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Dëshmitari është personi në tokën e të cilit atentatorët braktisën automjetin bashkë me armët pas ngjarjes së nëntorit 2019. Makina u gjet nga fëmijët e tij.

“2 nga fëmijët kanë ikur nga Shqipëria, janë jashtë në kamp. Do marr gruan dhe fëmijën tjetër, do largohem edhe unë. Më kanë dhunuar edhe në polici, një ditë tjetër më goditën me levë pas koke. Në fshat më thonë spiun i SPAK-ut, më kanë ndjekur edhe makina të shtrenjta nga pas. Nuk kam siguri këtu, s’kam siguri se mund të ha ndonjë plumb.”

Gjyqtari Paulin Cera e pyeti dhe njëkohësisht e ftoi dëshmitarin të bëjë kallëzime në polici dhe në Prokurorinë e Posaçme.

Po ashtu, prokurori i SPAK Adnan Xholi i tha se menjëherë do t’i vinte në dispozicion hetuesit e BKH për të ndjekur shqetësimet e tij lidhur me kërcënimet, por dëshmitari tha se e kishte vendosur të largohej nga Shqipëria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026