I nxehti afrikan, mjekja Entela Labaj jep këshillat e nevojshme për fëmijët dhe të rriturit
Mjekja Entela Labaj tha për Euronews Albania se i nxehti afrikan që po kalon vendi përbën rrezik serioz për shëndetin e disa grupeve të caktuara, kryesisht të sëmurët kronikë, fëmijët dhe të moshuarit.
Kategoria e të sëmurëve që rrezikohen më shumë nga i nxehti afrikan janë të sëmurët kronikë, invalidët, të sëmurët mendorë.
“Tek të sëmurët me sëmundje zemre, në këtë periudhë vihet re një ulje e tensionit, tek të sëmurët kardiakë vihen re probleme me veshkat që sjell dhe probleme me ritmin e zemrës. Personat me probleme pulmonare, azmatikët kanë vështirësi të theksuara në frymëmarrje”, sqaroi mjekja.
Një kategori që rrezikohet drejtpërdrejtë nga rritja e pazakontë e temperaturave janë fëmijët, tregoi mjekja, të cilët në këtë periudhë janë prekur masivisht nga virozat. Sipas saj, fluksi pritet të rritet në ditët në vazhdim nëse temperaturat vijojnë të rriten.
Znj. Labaj rekomandoi që në këtë periudhë të shmanget piku me temperatura më të larta dhe të konsumohet sa më shumë ujë dhe lëngje
“Temperaturat e larta duhet të shmangen, nga ora 11 deri në 5 pasdite njerëzit duhet të sigurohen që të rrinë në shtëpi, temperatura e ambientit të jetë 25-27 gradë. Kur dilni, mbani gjithmonë shishe uji me vete, konsumoni sa më shumë fruta dhe perime dhe mbani veshje të lehta pambuku”, rekomandoi mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta