Arsyeja e shpullës së gruas së Presidentit Macron ishte aktorja iraniane?! Reagon Brigitte Macron

14 Maj 2026 | 09:06

Një libër i ri i gazetarit të revistës franceze Paris Match, Florian Tardif, ka shkaktuar debat në Francë, pasi zbulon prapaskena të marrëdhënies mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron.

Në librin me titull “Një çift (pothuajse) perfekt”, autori pretendon se episodi i bujshëm i majit 2025 në aeroportin e Hanoit, ku Brigitte Macron u filmua duke goditur lehtë presidentin francez, lidhej me mesazhe të shkëmbyera mes Emmanuel Macron dhe aktores iraniane Golshifteh Farahani.

Sipas Tardif, Brigitte Macron kishte parë mesazhe në telefonin e presidentit francez, ku ai i shkruante aktores iraniane: “Je shumë e bukur”.

Megjithatë, zyra e Zonjës së Parë franceze ka mohuar kategorikisht këtë version.

Një zëdhënëse e Brigitte Macron deklaroi për Le Parisien se ajo kishte folur drejtpërdrejt me autorin më 5 mars dhe kishte hedhur poshtë pretendimet lidhur me mesazhet.

“Brigitte Macron e mohoi kategorikisht këtë informacion dhe sqaroi se ajo nuk e kontrollon kurrë telefonin celular të bashkëshortit të saj”, tha zëdhënësja.

Sipas saj, ky qëndrim i Brigitte Macron nuk është reflektuar në libër.

Florian Tardif këmbëngul se incidenti në Vietnam kishte si shkak mesazhet në telefonin e Emmanuel Macron.

“Brigitte Macron pa një mesazh nga një person i njohur, aktorja iraniane Golshifteh Farahani”, tha gazetari gjatë një interviste radiofonike.

Ai shtoi se kishte bërë verifikime të shumta për informacionin dhe se nuk bëhej fjalë për thashetheme.

“E përmend emrin sepse në Paris qarkullonin shumë zëra. Ajo që kam shkruar nuk është thashethem. Ia bëra të qartë edhe Pallatit Elysee se ky nuk është versioni i tyre”, u shpreh ai.

Tardif pretendon gjithashtu se Macron kishte krijuar një “afrim platonik” me aktoren iraniane gjatë disa muajve.

“Mesazhet që më janë treguar ishin mjaft intime, të tipit ‘je shumë e bukur’”, deklaroi gazetari.

Sipas tij, këto mesazhe krijuan tensione në çift, të cilat kulmuan me debatin e filmuar në aeroportin e Hanoit.

Gazetari shtoi se Pallati Elysee më vonë u pendua për mënyrën si reagoi publikisht ndaj episodit.

“Sot ata mendojnë se mund ta kishin menaxhuar ndryshe situatën, duke krijuar imazhin e një çifti normal dhe jo të një çifti perfekt”, tha Tardif.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen

Mijëra protestues pritej të mblidheshin në qytetin serb të Kralevës të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke hapur...
18:09 | 28/06/2026

Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona

10 persona u plagosën pasi rrufeja goditi një pemë në një park në Suedi të dielën. Stuhia e fortë u regjistrua në Parkun Tosselilla Sommarland, e cila shkaktoi...
17:44 | 28/06/2026