“Iliria”, birra e parë shqiptare premium prezantohet në Tiranë
Në një mbrëmje festive, në praninë e partnerëve, medias, figurave publike dhe përfaqësuesve të biznesit, u prezantua zyrtarisht birra “Iliria”, produkti më i ri i kompanisë Eurolab Internacional Group.
Me moton “Çfarë ka vlerë, rikthehet”, “Iliria” vjen si birra e parë shqiptare premium, e krijuar për të sjellë një standard të ri në tregun vendas dhe për të përfaqësuar identitetin shqiptar përtej kufijve.
“Ndihem jashtëzakonisht krenar, sepse në të gjithë rrugëtimin që kam bërë, si person dhe si kompani, çdo gjë ka qenë e karakterizuar nga bashkësia dhe raportet me ju”, tha Dritan Bellaj, Themelues i Eurolab Internacional Group.
E frymëzuar nga trashëgimia ilire dhe e konceptuar për konsumatorin modern, marka synon një brez të ri konsumatorësh dhe një treg pa kufij.
Me një profil të rafinuar shijeje, karakter të pasur malti dhe një balancë elegante, “Iliria” prezantohet si një lager modern që ruan lidhjen me origjinën dhe traditën shqiptare, duke sjellë një eksperiencë autentike dhe bashkëkohore.
Prezantimi i “Iliria” shënon një moment të rëndësishëm për industrinë shqiptare të birrës, duke sjellë një markë të ndërtuar mbi standarde moderne prodhimi dhe një vizion të qartë për zhvillim rajonal dhe ndërkombëtar.


Dritan Bellaj, Themelues i Eurolab Internacional Group.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta