Gjykata urdhëron administratën Trump të kthejë në SHBA kolumbianen e deportuar në Kongo

14 Maj 2026 | 21:08

Një gjykatës federal i ka urdhëruar administratës Trump të dërgojë një grua kolumbiane përsëri në SHBA nga Republika Demokratike e Kongos pasi ajo u deportua në kombin afrikan. Gjykatësi i distriktit amerikan Richard Leon theksoi se dëbimi i Adriana Maria Quiroz Zapatës ka të ngjarë të ketë qenë i paligjshëm.

Në vendim theksohej se Zapata e cila vuan nga diabeti dhe një problem me tiroiden, është dërguar në një vend që refuzoi ta pranonte sepse nuk mund të ofronte kujdes të mjaftueshëm mjekësor.

“Si rezultat, ajo përballet me një rrezik të përditshëm të ndërlikimeve mjekësore, deri në vdekje”, thuhet në vendim.

Njolla të zeza filluan të rriteshin në shpinë dhe këmbë të Zapatës ndërsa ajo ishte në paraburgim, lëkura e saj filloi të zhvishej dhe thonjtë e saj u nxinë, sipas një deklarate që 55-vjeçarja paraqiti në gjykatë dhe e cila iu dha Associated Press nga avokati i saj.

“Ajo nuk është mirë dhe shqetësohet se do të vdesë”, tha avokatja e saj, Lauren O’Neal.

Zapata hyri në SHBA nga Meksika në gusht 2024 dhe u mor në paraburgim nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave, ICE. Që kur u deportua, ajo ka jetuar në një hotel në Kinshasa, kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos.

Zapata dhe të deportuarit e tjerë rrallë lejohen të dalin jashtë dhe vetëm me mbikëqyrje. Ajo ishte midis mijëra emigrantëve që jetonin ligjërisht në SHBA, duke pritur vendime mbi kërkesat për azil, kur papritmas iu lëshuan dekrete deportimi që urdhëronin dëbimin e tyre në vende ku shumica nuk kishin lidhje.

Më shumë se 15,000 urdhra deportimi nga vende të treta u lëshuan në kuadër të përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për më shumë dëbime të emigrantëve, megjithëse vetëm një pjesë e urdhrave është zbatuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë

Vatikani riafirmoi të martën një rregull të hershëm që vetëm një prift mund të mbajë një predikim në një meshë katolike, duke hedhur poshtë një...
08:40 | 24/06/2026

Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt

Omani njoftoi të martën hapjen e një korridori të përkohshëm detar për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke përmendur përgjegjësinë e tij ndaj...
08:32 | 24/06/2026

Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e larta të benzinës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën në mëngjes se i kishte urdhëruar Departamentit të Drejtësisë të hetonte kompanitë e naftës për çmimet e...
08:10 | 24/06/2026