“PS e pranon që IBAR-i nuk është hapur”, Gjin Gjoni: Manjani do t’i fusë mish dhie muhabetit

14 Maj 2026 | 22:02

Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur votimin me 114 vota gjatë seancës plenare në Kuvend të rezolutës për integrimin në BE. Gjatë fjalës së tij, Gjoni u shpreh se pika kryesore e këtij raporti është integrimi i Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera ai shtoi se PS e pranon që Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negocimit në pritje të miratimit të IBAR-t. Sipas tij, mazhoranca e pranon që IBAR-i nuk është hapur ndërsa sipas tij vendi ynë nuk është në të njëjtat hapa si Mali i Zi.

Teksa fliste, Ylli Manjani e ndërpreu deputetin demokrat teksa Gjoni kërkoi fjalën sërish duke deklaruar se juristi kërkon t’i fusë muhabetit edhe mishi dhie.

“Rezoluta e cila është paraqitur këtu në 80% janë të gjithë të dhënat dhe formulimi që Partia Demokratike ka bërë dhe po t’i referosh rezolutës janë katër elementë kryesorë të cilët rezoluta i ka për bazë.

E para që Partia Demokratike ashtu siç e ka shprehur dhe kryetari i Partisë Demokratike e ka si yllin polar në programin anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por elementët të cilët vetë rezoluta dhe po t’i futësh te pjesa e parë, një që është shumë e rëndësishme dhe me të vërtetë edhe këta e pranojnë, që Shqipëria ka hapur me shpejtësi të gjithë kapitujt e negocimit në pritje të miratimit të IBAR-t. Pra të gjitha palët e pranojnë se s’është hap dhe nuk jemi me të njëjtën gjatësi vale në lidhje me Malin e Zi.

Tani momenti i dytë dhe të marrim dokumente të cilët janë mbështetur rezoluta për të ardhur te ky konkluzion. Duke marrë në konsideratë Komisionin Europian për Shqipërinë, raportin e Komisionit për Shqipërinë miratuar me 5 maj në Komisionin për Punët e Jashtme dhe po t’i referosh raportit të Komisionit Europian, do ta lexoj dhe do të them se çfarë përmban në vetvete ky raport.

Që demokracia është në atë nivel që është, që çështja e zgjedhjeve është çështja e cila është e diskutueshme dhe është e paraqitur në të gjitha raportet ndërkombëtare, problemet të cilët kanë të bëjnë në lidhje me fushën e pabarabartë të lojës, raporti identifikon dështime të vazhdueshme në fushë të pabarabartë, keqpërdorim të fondeve administrative dhe të sjell paqartësi në ndarjen midis institucioneve shtetërore dhe partiake. Do t’i lexoj”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026