Kërkimi i trupave të 5 italianëve që u mbytën në shpellën e Maldives shkon keq, humb jetën edhe zhytësi i shpëtimit
Një zhytës i ekipeve të kërkimit ka humbur jetën gjatë operacionit për gjetjen e trupave të turistëve italian që kishin eksploruar shpella nënujore në Maldive, ka konfirmuar presidenti i vendit.
Pesë shtetas italianë, përfshirë një profesoresh dhe vajzën e saj, humbën jetën të enjten në një aksident gjatë zhytjes me skuba.
Ministria e Jashtme e Italisë bëri të ditur se grupi po eksploronte shpella në atollet Vaavu, në një thellësi rreth 50 metrash.
Të shtunën, presidenti i Maldiveve Mohamed Muizzu konfirmoi edhe një viktimë të gjashtë.
Në një deklaratë, ai tha se vdekja e një zhytësi të Forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Maldiveve gjatë kërkimeve ishte një lajm shumë i dhimbshëm dhe tronditës për vendin.
Universiteti i Gjenovës identifikoi katër nga viktimat si profesoresha e ekologjisë Monica Montefalcone, vajza e saj Giorgia Sommacal, studiuese Muriel Oddenino dhe diplomuarin në biologji detare Federico Gualtieri.
Viktima e pestë u konfirmua si instruktori i zhytjes Gianluca Benedetti, trupi i të cilit është gjetur.
Operacioni i kërkimit rifilloi pas pengesave nga moti i keq, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për trupat e mbetur në shpellë.
Autoritetet thanë se disa ekspertë të zhytjes së thellë nga Italia janë duke u përfshirë në operacionin e kërkimit dhe rikuperimit.
Sipas familjarëve të viktimave, kushtet në momentin e zhytjes ishin të vështira, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat e aksidentit.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta