Të dhënat e OECD, Shqipëria në vendet e fundit për pagat mesatare në Evropë

16 Maj 2026 | 17:47

Pagat mesatare në Evropë kanë diferenca të mëdha nga njëri shtet në tjetrin. Sipas raportit më të fundit “Taxing Wages 2026” të OECD-së, paga mesatare bruto vjetore në kontinent varion nga 107 mijë euro në Zvicër deri në 18,600 euro në Turqi i. Nderkohe, Shqiperia qendron  poshte ketij niveli.

Edhe pse Shqipëria nuk përfshihet në raportin e OECD-së, të dhënat  e INSTAT tregojnë se paga mesatare vjetore bruto arrin ne 11 mije euro me kursin e sotem valutor. Ajo ka vijuar te rritet ne vitin 2025, dhe ne fund te vitit arriti ne 87 mije leke në muaj me një rritje prej 4.3% krahasuar me vitit 2024.

Megjithëse pagat në Shqipëri kanë shënuar rritje vitet e fundit, hendeku me vendet më të zhvilluara Evropiane mbetet i konsiderueshëm. Një punonjës mesatar në Gjermani apo Holandë fiton brenda një muaji sa një punonjës shqiptar në disa muaj punë.

Në grupin e vendeve me paga më të larta renditen gjithashtu Danimarka me 72 mijë euro, Holanda me 69,000 euro dhe Norvegjia me 68,400 euro. Në anën tjetër të renditjes qëndrojnë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Slovakia rezulton vendi me pagën më të ulët në Eurozonë, me rreth 19,600 euro në vit. Pas saj renditen Hungaria, Letonia dhe Çekia, por që kanë monedhat e tyre.

Megjithatë, raportet ndërkombëtare nënvizojnë se kur pagat maten sipas fuqisë blerëse reale, diferencat mes vendeve Evropiane ngushtohen disi, pasi kostot e jetesës në vendet me paga më të ulëta janë përgjithësisht më të reduktuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026