Pamela Anderson dhe Tom Cruise në një romancë? Ana de Armas nuk duket më në jetën e aktorit

17 Maj 2026 | 18:26

Thashethemet për një romancë të re në Hollywood po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, teksa emrat e Pamela Anderson dhe Tom Cruise janë vendosur në qendër të spekulimeve.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare, aktorja ikonike 58-vjeçare duket se ka tërhequr vëmendjen e yllit të madh të kinemasë, 63-vjeçarit Cruise. Burime pranë tyre sugjerojnë se gjithçka nisi pasi Cruise u impresionua nga rikthimi i fuqishëm i Anderson në ekran, përmes filmit The Last Showgirl.

“Filmi i bëri njerëzit ta shohin Pamelën në një mënyrë krejt tjetër përfshirë edhe Tomin”, ka treguar një burim për mediat. Që prej asaj kohe, dy aktorët thuhet se kanë qenë në kontakt, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje të mundshme.

Sipas të njëjtit burim, mes tyre ekziston “një shkëndijë e dukshme”, e cila nuk ka kaluar pa u vënë re nga rrethi i tyre. Madje, njerëz të afërt me Cruise kanë komentuar për këtë afrimitet, duke e bërë situatën edhe më intriguese për publikun.

Nga ana tjetër, jeta personale e Anderson ka qenë shpesh në fokus. Ylli i Baywatch u përfol më herët për një romancë me aktorin Liam Neeson, pas kimisë së dukshme mes tyre gjatë promovimit të filmit The Naked Gun. Dyshja madje kaloi kohë së bashku, por më vonë Anderson sqaroi se bëhej fjalë vetëm për një periudhë të shkurtër dhe jo për një lidhje serioze.

Burime të tjera shtojnë se Anderson është aktualisht në një fazë të re në jetën e saj, ku është më e hapur ndaj dashurisë dhe eksperiencave të reja.

“Ajo po i jep një shans dashurisë”, thuhet në raportime, duke lënë të kuptohet se një lidhje e re nuk është aspak e pamundur.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë protagonistët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026