I dërguari special i Trumpit në Groenlandë, Jeff Landry mbërrin në Nuuk

17 Maj 2026 | 21:09

I dërguari special i Trump për të nxitur kontrollin amerikan të Groenlandës, Jeff Landry mbërriti në Nuuk të dielën. Landry, guvernatori i Luizianës, më parë e ka mbështetur qëllimin e Trump për ta bërë territorin e gjerë të Arktikut pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Ambicia është kundërshtuar fuqimisht si nga qeveritë e Groenlandës ashtu edhe nga ato daneze, të cilat kanë thënë vazhdimisht se Groenlanda nuk është në shitje.

Ai është planifikuar të marrë pjesë në konferencën e biznesit ‘Future Greenland’ më 19-20 maj dhe do të shoqërohet nga ambasadori i SHBA-së në Danimarkë, Kenneth Howery.

Organizatori i konferencës, Business Greenland, nuk e ftoi Landry-n, por tha se eventi ishte i hapur për këdo që mund të regjistrohej.

Ambasada amerikane në Kopenhagen tha më herët këtë javë se Landry dhe Howery do të takoheshin me banorë të Groenlandës për të dëgjuar dhe për të mësuar me qëllim zgjerimin e mundësive ekonomike, ndërtimin e lidhjeve njerëzore dhe rritjen e mirëkuptimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Groenlandës.

Në përpjekje për të qetësuar tensionet, Groenlanda, Danimarka dhe SHBA-të më parë këtë vit ranë dakord të zhvillojnë negociata diplomatike të nivelit të lartë për të zgjidhur krizën, megjithëse rezultati i këtyre bisedimeve në vazhdim ende nuk është prezantuar.

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ta më parë këtë javë se rritja e pranisë ushtarake amerikane ishte pjesë e negociatave të vazhdueshme me Uashingtonin.

Deri më tani, nuk është konfirmuar asnjë takim zyrtar midis Landry-t dhe politikanëve të Groenlandës gjatë vizitës së tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026