Humb jetën 1 person nga hantavirusi në Kolorado, dyshime se s’ka lidhje me shpërthimin e virusit në anijen turistike

18 Maj 2026 | 17:45

Një person ka ndërruar jetë në Kolorado pas një rasti të konfirmuar të hantavirusit. Rasti raportohet se  nuk është i lidhur me një shpërthim të kohëve të fundit në bordin e një anijeje turistike në Atlantik.

Zyrtarët e Departamentit të Shëndetit Publik dhe Mjedisit të Kolorados në një deklaratë të hënën theksoi se lloji i hantavirusit që shkaktoi vdekjen ndodh rregullisht në Kolorado në këtë kohë të vitit,.

Zyrtarët po hetojnë burimin e ekspozimit. Hantavirusi përhapet kryesisht nga brejtësit, por mund të transmetohet midis njerëzve në raste të rralla dhe pas kontaktit të zgjatur dhe të ngushtë. Inkubacioni mund të zgjasë rreth gjashtë javë.

Anija turistike MV Hondius me flamur holandez u ankorua në Roterdam të hënën. Ajo mbante rreth 150 pasagjerë dhe ekuipazh nga 23 vende kur një grup sëmundjesh të rënda të frymëmarrjes u raportua për herë të parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë më 2 maj.

Tre persona në anije kanë vdekur. Duke përfshirë këto vdekje, ka pasur tetë raste të konfirmuara dhe dy raste të mundshme në bord, sipas OBSH-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026