Maldini përgatit rikthimin, propozon edhe trajnerin

18 Maj 2026 | 18:29

Paolo Maldini mund të rikthehet shumë shpejt në futboll, këtë herë në kampionatin turk me Fenerbahçen.

Ish-drejtori teknik i Milanit është takuar në Milano me Hakan Safi, kandidat për president të klubit turk, i cili dëshiron t’i besojë atij drejtimin teknik të projektit të ri.

Maldini shihet si një figurë me eksperiencë dhe reputacion të lartë ndërkombëtar, pas punës së bërë te Milani. Sipas raportimeve, ish-kapiteni kuqezi ka propozuar që në pankinën e Fenerbahçes të ulet një trajner italian.

Mes emrave të përmendur janë Antonio Conte dhe Stefano Pioli. Conte mbetet një alternativë e komplikuar, pasi emri i tij lidhet edhe me kombëtaren italiane në rast ndryshimesh në federatë.

Ndërkohë, Pioli është aktualisht i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Fiorentinën. Për Maldinin ka folur edhe Leonardo, i cili deklaroi se ish-mbrojtësi ka ende shumë për të dhënë në futbollin europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente unike për Messin, shokët e ekipit e “mbajnë në ajër” pas kualifikimit madhështor të Argjentinës

Lionel Messi u bë objekt adhurimi nga shokët e tij të ekipit pas përfundimit të ndeshjes historike të Argjentinës me Egjiptin.  Në fund të ndeshjes, kapiteni i Kampionëve të...
21:14 | 07/07/2026

Argjentina përmbys Egjiptin dhe siguron çerekfinalen, Messi protagonist i madh

Argjentina siguroi një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Botës pas një përmbysjeje spektakolare 3:2 ndaj Egjiptit, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në...
20:20 | 07/07/2026

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane...
19:16 | 07/07/2026