“Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë

7 Korrik 2026 | 22:12

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, komentoi në emisionin Now në Euronews Albania zhvillimet e Samitit të NATO-s në Ankara, ku merr pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas Bimos, marrëdhënia e Trump me Aleancën është ftohur, pasi vendet evropiane nuk iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së tij për mbështetje në konfliktin me Iranin.

“Donald Trump nuk kërkon më kontribute financiare, por besnikëri. Ai ia bëri të qartë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se nuk e interesojnë shifrat apo miliardat e investuara nga aleatët, por besnikëria ndaj Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Bimo.

Sipas ish-ambasadorit, kërkesa e presidentit amerikan që aleatët e NATO-s të përfshiheshin në operacionet kundër Iranit u bë jashtë procedurave të zakonshme të Aleancës dhe hasi në refuzimin e disa vendeve evropiane.

Ai theksoi se ky refuzim solli tensione mes Trump dhe disa liderëve evropianë, ndërsa shtoi se, pavarësisht mbështetjes së ofruar nga Europa në operacione ushtarake, presidenti amerikan e konsideron atë të pamjaftueshme.

“Nga kjo kuptohet se Trump nuk e do më NATO-n në formën që ekziston sot. Ai kërkon një marrëdhënie të bazuar te besnikëria dhe jo te funksionimi tradicional i Aleancës”, deklaroi Roland Bimo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet dhe akuzat për financimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West në Tiranë, duke mohuar pretendimet...
18:55 | 07/07/2026

Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut

Katër efektivët e Njësisë së Sigurisë Kombëtare (FNSH), të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pas arratisjes së Hasan Verracakut nga masa e sigurisë...
18:40 | 07/07/2026