Adriatik Lapaj: Kushtetuesja mund t’i dërgonte vetë pyetjet në Venecia, por zgjodhi t’ua linte palëve
Gjykata Kushtetuese vendosi të kërkojë opinionin e Venecias pas një seance maratonë prej 9 orësh, ku u debatua dhe u paraqiten argumentet e palëve për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit. I ftuar në Euronews Albania, avokati Adriatik Lapaj paraqiti gjykimin e tij mbi këtë çështje.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese është në hapat e saj të parë, ndaj nuk duhet ushtruar presion ndaj saj. Z. Lapaj tha se që me fillimin e punës, kjo gjykatë po përballet me çështje madhore.
Avokati theksoi se çështja që po diskutohet për të gjykuar është një çështje që mbart brenda karakter politik dhe Gjykata Kushtetuese do që të shprehet përmes një vendimi kushtetues dhe njëkohësisht të rrëzojë çdo alibi të palëve për njëanshmëri.
Ai e gjykoi të arsyeshme dërgimin e çështjes për këshillim në Komisionin e Venecias dhe theksoi se kjo është një e drejtë që e parashikon ligji.
“Ligji i posaçëm për Gjykatën Kushtetuese, neni 44 B parashikon qartësisht që gjykata jonë Kushtetuese mund të pezullojë gjykimin gjatë shqyrtimit të çështjeve përpara kësaj gjykate dhe t’i drejtohet për mendim Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut në raport me Konventën Evropiane të Drejtave të njeriut, ose t’i drejtohet organizmave të tjerë të brendshëm apo të jashtëm për mendime këshillimore që i vijnë gjykatës”, u shpreh Adriatik Lapaj.
Në lidhje me pyetjet që palët do të paraqesin në Komisionin e Vencias, z. Lapaj tha se Gjykata Kushtetuese mund t’i dërgonte vetë, por në mënyrë që të mos ketë pretendime se zëri i ndonjërës nga palët nuk është dëgjuar sa pritej, ka zgjedhur që vetë palët t’i shtrojnë pyetjet.
“Nuk do të ketë një proces fakt-mbledhës nga Komisioni i Venecias. Gjykata mund t’i dërgonte vetë pyetjet por iu ka lënë palëve kohë që secila të paraqesë nga një pyetje, që nesër asnjë nga palët të ketë pretendimin që nesër ne nuk jemi dëgjuar, ata janë dëgjuar deri në nivel të një organizmi ndërkombëtar këshillimor. Në fund, vendos Gjykata Kushtetuese”, u shpreh avokati Lapaj.
Adriatik Lapaj tha se për sa kohë që Gjykata Kushtetuese e ka kaluar çështjen në seancë plenare dhe pas një debati prej 9 orësh ka vendosur të këshillohet nga Komisioni Venecias, do të thotë që debati ekziston. Kjo, sipas avokatit, tregon se ka një probabilitet të lartë që kërkesa edhe mund të pranohet.
Adriatik Lapaj tha se vendimi përfundimtar do të merret nga Gjykata Kushtetuese dhe se Komisioni i Venecias ka rol këshillimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta