Trump: Irani ka vetëm disa ditë për të dhënë përgjigjet e duhura!

21 Maj 2026 | 09:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se është i gatshëm të presë vetëm “disa ditë” për përgjigjen e Iranit ndaj propozimit të fundit amerikan për përfundimin e luftës, duke paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet me shpejtësi nëse Teherani nuk jep “përgjigjet e duhura”.

Gjatë një deklarate për gazetarët në Konektikat, Trump tha se SHBA-ja është e përgatitur për çdo zhvillim.

“Më besoni, nëse nuk marrim përgjigjet e duhura, gjithçka mund të përshpejtohet. Ne të gjithë jemi gati”, u shpreh ai.

I pyetur se sa gjatë do të presë përgjigjen e Iranit, Trump u përgjigj: “Mund të jenë disa ditë, por gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”.

Më herët, gjatë ceremonisë së diplomimit në Akademinë e Rojës Bregdetare të SHBA-së, presidenti amerikan paralajmëroi se Uashingtoni mund të ndërmarrë sulme të tjera ndaj Iranit nëse negociatat dështojnë.

“I goditëm shumë fort. Mund të na duhet t’i godasim edhe më fort, por ndoshta jo”, deklaroi Trump, duke përsëritur se administrata e tij nuk do të lejojë Iranin të pajiset me armë bërthamore.

“Nuk do ta lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore. Është shumë e thjeshtë”, tha ai.

Komentet e Trump erdhën pasi Ministria e Jashtme e Iran bëri të ditur se po shqyrton një propozim të ri amerikan, i cili raportohet se është dorëzuar përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi

Ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Saar tha të mërkurën se Hezbollahu ka qëlluar më shumë se 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi...
12:48 | 24/06/2026

Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe të mërkurën në një turne në Lindjen...
12:35 | 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim

Franca konfirmoi rastin e parë të importuar të Ebolës pasi një mjek humanitar u kthye nga një mision në Republikën Demokratike të Kongos, tha të...
12:16 | 24/06/2026