Harry Maguire lihet jashtë skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës: Jam i shokuar nga ky vendim
Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire është lënë jashtë skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës të këtij viti.
Qendërmbrojtësi 33-vjeçar konfirmoi në një postim në rrjetet sociale të enjten se nuk është pjesë e listës së Thomas Tuchel për turneun në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikës. Ai theksoi se ishte i tronditur dhe i shkatërruar nga ky vendim.
Tuchel pritet të konfirmojë skuadrën e tij të premten. Maguire ndihmoi Anglinë të arrinte në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në vitin 2018 dhe në finalen e Kampionatit Evropian 2020. Ai ishte gjithashtu në ekipin e Anglisë që arriti në çerekfinalet e Kupës së Botës së fundit në Katar. Lëndimi e përjashtoi atë nga Euro 2024.
“Isha i bindur se mund të kisha luajtur një rol të rëndësishëm këtë verë për vendin tim pas sezonit që kam pasur. Jam shokuar dhe i shkatërruar nga vendimi. U uroj lojtarëve gjithë të mirat”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Maguire u thirr për herë të parë nga Tuchel në mars, pasi ndihmoi në ringjalljen e sezonit të United pas largimit të ish-trajnerit Ruben Amorim.
Përpara kësaj, ai ishte përjashtuar nga ekipi kombëtar që nga shtatori i vitit 2024. Maguire ka bërë 66 paraqitje për vendin e tij dhe ka shënuar shtatë gola. Ai debutoi në vitin 2017 dhe paraqitja e tij më e fundit ishte në humbjen 1-0 të ekipit ndaj Japonisë në mars.
Neymar mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli: Është i zhgënjyer, nuk po vlerësohet kontributi i tij
FIFA nis hetim për pretendimet për abuzim racist ndaj IShowSpeed gjatë Botërorit
FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
- 12:06 Stuhia Bernadette godet Poloninë, paralajmërohen banorët të shmangin daljet në ambiente të hapura
- 11:56 Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës
- 11:52 Plagosje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë
- 11:52 “Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na ka identifikuar si kërcënim afatgjatë!
- 11:42 Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
- 11:39 Zbardhen amendamentet e PD Parlamentin Europian që morë mbështetjen e eurodeputetëve, por u votuan kundër nga PS