“Shkollat u përdorën për takime elektorale”, Erjon Tase shpjegon shkeljet e mazhorancës gjatë fushatës për 25 prillin

25 Qershor 2021 | 12:57

Drejtuesi i Akademisë së Studimeve Politike, zoti Erjon Tase në një intervistë për Euronews Albania sqaroi gjetjet e Raportit të gjashtë të Monitorimit të Akademisë së Studimeve Politike, mbi kufizimet e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore të 25 prillit.

Z. Tase tregoi se për të monitoruar gjetjet është bashkëpunuar me pedagogë dhe studentë në universitete të ndryshme të vendit.

Nga gjetjet është kokluduar për emërime të reja në administratë dhe lidhje të kontratave të përkohshme të punës, me arsyetimin e nevojës së punonjësve për shkak të mungesave nga pandemia, por që përkthehen në përfitime elektorale për mazhorancën.

“Në administratën publike kemi arritur konkluzionin që ka pasur emërime të reja për shërbimin civil me kontrata të lidhura në shkurt, ndërkohë që efekti i synuar, përfitimet e forcës politike në pushtet është i njëjtë me atë para fushatës. Për vitin 2021 janë aprovuar 2472 punonjës me kontrata të përkohshme, me argumentin e pandemisë dhe mungesës së punonjësve”, sqaroi z. Tase.

Ai shpjegoi se kanë monitoruar fushatën e ministrave kandidatë të PS, nga ku në disa raste ka rezultuar se këta të fundit kanë përdorur stafet e tyre për javë të tëra në fushatë, në kundërshtim me kodin zgjedhor.

“Shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, për shkak të COVID, janë përdorur për takime elektorale. Nxënësit nuk janë përdorur për presion, por të njëjtat ambiente nuk i janë ofruar opozitës”, sqaroi z. Tase.

Sipas z. Tase, një nga pikat e kodit zgjedhor që është zbatuar gjatë kësaj fushate është mosvendosja e materialeve propagandistike dhe posterave elektoralë në institucione publike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026