Anglia e lë jashtë, Harry Maguire nuk do të shkojë në Botëror: Jam i shkatërruar
Çdo trajner kombëtareje duhet të lërë jashtë futbollistë të nivelit të lartë. Kjo vlen për çdo kombëtare, por për disa edhe më shumë. Mjafton të shohësh sidomos Francën, por kështu do të jetë edhe për Spanjën. Edhe Gjermania dhe Brazili kanë lënë në shtëpi lojtarë të nivelit të parë. Anglia ka shumë të tillë. Thomas Tuchel madje ka lënë jashtë Phil Foden, që pothuajse në çdo kombëtare tjetër do të ishte titullar. I përjashtuar edhe Harry Maguire, mbrojtësi i Manchester United që konfirmoi zërat duke thënë se ishte i tronditur që mbeti jashtë listës së të grumbulluarve.
Maguire nuk e fsheh zhgënjimin për përjashtimin
Thomas Tuchel ka detyrën më të vështirë. Anglia ka fituar vetëm një Botëror, në vitin 1966, dhe është pothuajse gjithmonë një zhgënjim i përhershëm. Trajneri gjerman është i detyruar të bëjë zgjedhje edhe jopopullore. Foden mbetet jashtë dhe kjo është e bujshme. Në shtëpi do të mbetet edhe Harry Maguire, një nga lojtarët më të komentuar të viteve të fundit, për shumë arsye teknike, por që me fanellën e “Tre Luanëve” ka dhënë gjithmonë maksimumin.
Përjashtimi i tij fillimisht ishte një zë, më pas u konfirmua nga vetë lojtari që në rrjetet sociale shkroi fjalë të rënda: “Isha i bindur se mund të luaja një rol të rëndësishëm këtë verë për vendin tim pas sezonit që kam zhvilluar. Mbeta i tronditur dhe i shkatërruar nga ky vendim. Nuk kam dashur asgjë më shumë sesa të vesh atë fanellë dhe të përfaqësoj vendin tim gjatë këtyre viteve. Uroj lojtarët për më të mirën këtë verë”.
“Kam dhënë gjithçka,” Ronaldo e konfirmon sërish pas humbjes me Spanjën: Kjo ishte Kupa ime e fundit e Botës
Fitorja ndaj Portugalisë, Spanja vendos rekord në Kupën e Botës. 6 ndeshje radhazi që nuk pësoi gola
Skandali në Botëror, kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
- 10:34 Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?
- 10:28 Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)
- 10:13 Dy shpërthime trondisin Damaskun në hotelin ku qëndronte Macron, Presidenti francez sa hyri të takojë Al-Sharaa
- 10:09 Rutte: Aleatët do të blejnë deri në pesë dronë mbikëqyrës Triton
- 10:05 Rama: Në koncertin e Kanye West janë shitur më shumë bileta se në Conference League
- 09:57 Agravon konflikti mes disa personash në Tiranë, plagoset 33-vjeçari. Arrestohen 3 autorët, në kërkim i mituri