Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)

7 Korrik 2026 | 10:28

Pamje nga shpërthimet e regjistruara këtë të martë pranë hotelit ku po qëndron presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Siri janë publikuar në mediat sociale.

Shpërthimet u shkaktuan nga pajisje shpërthyese që ishin vendosur në zonë. Autoritetet bllokuan menjëherë rrugët përreth vendit dhe u zbatuan masa të shtuara sigurie.

Siç shihet edhe nga pamjet, duket moment i shpërthimit i cili raportohet së ka ndodhur në Damask. Video të tjers tregojnë nga distance tym të zi teksa në një regjistrim tjetër duken një makinë në flakë.

Dëshmitarët okularë panë tym që ngrihej nga zona e hotelit ku Macron kaloi natën në Damask qendror dhe nga ku ai ishte nisur më parë për në pallatin presidencial ku po zhvillon bisedime me presidentin sirian.

Sipas Elizesë, presidenti francez nuk i dëgjoi shpërthimet ndërsa ishte në rrugën e tij për t’u takuar me Ahmed al-Sarrah. Presidenti francez mbërriti në kryeqytetin sirian të hënën, ku u prit në aeroport nga Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shibani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte nga Ankaraja: NATO po bën përparim të jashtëzakonshëm duke zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha të martën se aleanca ka bërë përparim të jashtëzakonshëm një vit pas përcaktimit të misionit të saj...
11:00 | 07/07/2026

Ministri Tajani: Italia nuk do t’u përgjigjet më provokimeve të Trumpit

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani në një intervistë të marten ka deklaruar se Italia do të ndalojë së reaguari ndaj komenteve provokuese të Presidentit...
10:47 | 07/07/2026

Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?

Udhëheqësit botërorë janë në Turqi për një samit të NATO-s, por një ‘lojtar kyç’, presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka pasur një marrëdhënie të trazuar...
10:34 | 07/07/2026