Nuk do të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij, reagon Trump! Zbulon arsyen
Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij. Ai shkruan se për arsyen e punës së tij dhe dashurisë së tij për SHBA-të i duhet të qëndrojë në Uashington.
“Ndërkohë që doja shumë të isha me djalin tim, Don Jr., dhe anëtaren më të re të familjes Trump, gruan e tij të ardhshme, Bettina, rrethanat që lidhen me qeverinë dhe dashuria ime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk më lejojnë ta bëj këtë.
Mendoj se është e rëndësishme për mua të qëndroj në Uashington, DC, në Shtëpinë e Bardhë gjatë kësaj periudhe të rëndësishme kohore. Urime Donit dhe Bettinës”, shkruan ai.
Djali i madh i presidentit amerikan do të martohet me modelen dhe influencuesen Bettina Anderson nga Palm Beach në një ishull të vogël në Bahamas. Kjo do të jetë martesa e dytë e Donald Trump Jr.
Ai ishte i martuar më parë me Vanessa Trump për 12 vjet, nga e cila u divorcua në vitin 2018. Vanessa Trump njoftoi dje se është diagnostikuar me kancer në gji.
Trump Jr. më parë ishte i fejuar me Kimberly Guilfoyle, ambasadoren aktuale të SHBA-së në Greqi dhe ish-gruan e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, nga viti 2020 deri në vitin 2024.

Dështon projekti 2 mld euro, Gjermania anulon superfregatën më të madhe në botë. Plani i ri i Ministrit të Mbrojtjes
Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres
- 11:32 Dështon projekti 2 mld euro, Gjermania anulon superfregatën më të madhe në botë. Plani i ri i Ministrit të Mbrojtjes
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve