Nancy VanHorn: Mbi 250 mijë amerikanë kanë vdekur nga fentanili që nga viti 2021
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn tha se mbi një çerek milioni amerikanë kanë humbur jetën nga fentanili që nga viti 2021, duke e cilësuar atë si një nga drogat më vdekjeprurëse që po përballet aktualisht SHBA-ja.
Deklarata u bë gjatë Konferencës së Bashkëpunimit në Luftën kundër Trafikimit të Paligjshëm të Drogave me temë “Drogat Sintetike dhe Devijimi i Kanabisit në Evropën Juglindore”, thuhet në një postim të ambasadës amerikane.
Sipas VanHorn, vdekjet nga opioidet në Shtetet e Bashkuara shkaktohen kryesisht nga fentanili, ndërsa administrata e presidentit Donald Trump ka ndërmarrë masa të forta për të luftuar trafikimin e drogës dhe për të siguruar kufijtë amerikanë.
“Që nga viti 2021, mbi një çerek milioni amerikanë kanë vdekur nga kjo drogë vdekjeprurëse. Por administrata Trump e ka përballuar këtë sfidë drejtpërdrejt, duke ndërmarrë veprime vendimtare që kanë ulur vdekjet nga mbidoza me 35 përqind”, tha VanHorn.
Ajo shtoi se presidenti Trump “u shpalli luftë tregtarëve, kontrabandistëve dhe trafikantëve të këtyre drogave të rrezikshme” dhe ndërmori hapa agresivë për të parandaluar trafikimin e drogës drejt SHBA-së.
Konferenca u fokusua në bashkëpunimin rajonal për luftimin e trafikut të drogës sintetike dhe sfidave që lidhen me devijimin e kanabisit në vendet e Evropës Juglindore.
Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn
Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 08:28 Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)