Parlamenti shkurtoi fondet, protestë në Tajvan në mbështetje të rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes
Qindra njerëz u mblodhën në qendër të Taipeit të shtunën në mbështetje të planeve të qeverisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, pasi parlamenti miratoi vetëm dy të tretat e 40 miliardë dollarëve që kishte kërkuar Presidenti Lai Ching-te.
Lai donte që të miratohej buxheti plotësues i mbrojtjes, duke përfshirë para për armët amerikane, por edhe për pajisje të prodhuara në vend, siç janë dronët, për të rritur mbrojtjen kundër Kinës, e cila e konsideron ishullin si territorin e vet.
Por opozita, e cila ka më shumë vende në parlament, këtë muaj miratoi versionin e saj të paketës së shpenzimeve, dhe vetëm për armët amerikane, duke thënë se propozimet e qeverisë ishin të paqarta dhe mund të çonin në korrupsion.
Protesta në Taipei u organizua nga disa grupe të të drejtave të njeriut dhe pro-pavarësisë, të cilët valëvitnin flamuj dhe bërtisnin slogane në mbështetje të shpenzimeve të mbrojtjes.
“Paqja e vërtetë kërkon mbrojtje kombëtare. Vetëm duke forcuar mbrojtjen tonë kombëtare mund të sigurojmë lirinë e Tajvanit”, i tha turmës Wang Hsing-huan, kryetar i Partisë së vogël të Ndërtimit të Shtetit të Tajvanit, e cila nuk ka ligjvënës në parlament.
Qeveria tani po përpiqet të miratojë pjesën tjetër të parave, përfshirë edhe sistemin e saj të ri të integruar të mbrojtjes ajrore “T-Dome”.
Të dyja partitë kryesore të opozitës në Tajvan thonë se mbështesin shpenzimet e mbrojtjes, por nuk do të nënshkruajnë “çekë të bardhë”.
Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn
Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 08:28 Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)