Dyshime për një vatër infeksioni me Murtajën e Ruminantëve të Vegjël në bashkinë e Ersekës
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë Roland Mecaj ka njoftuar se Shërbimi veterinar i juglindjes ka marre mostrat e një tufe bagëtish të dyshuara si të infektuara dhe janë dërguar për analiza laboratorike. Sipas analizave fillestare, tufa është konfirmuar si e infektuar me murtajë por duhet pritur përfundimi i analizave.
“Ky vit është specifik kemi tufa qw nuk shfaqin shenja klinike por e mbartin infeksionin. Sipas analizave laboratorike fillestare, kemi një konfirmim për një vatër për qarkun e Korçës presim analizat e dyta përfundimtare. Në qoftë se do kemi konfirmim me ruminatet e vegjël do merren masat e nevojshme”, tha ai.
Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë ka bërë me dije se të gjithë blegorët në vend, përfshi dhe ato të juglindjes, të cilët vitin e kaluar kanë humbur fermat e tyre blegtorale per shkak të Ruminantëve të Vegjël do të shpërblehen për dëmet e shkaktuara.
“Ka dëmtuar 2200 krerë të imta e gjithë vlera do dëmshpërblehet nga buxheti i shtetit. Është në proces kalimi i vlerave financiare nga shërbimet veterinare. Vlera është alokuar dhe është në proces” , shtoi ai.
Vitin e kaluar ka patur me qindra krerë të imtash të ngordhura per shkak të këtij infeksioni ndërsa me urdhër të ministrit të bujqësisë se fundmi është ndaluar shtegetimi i blegtorisë nga vendet fqinje përfshi dhe Greqinë.
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë