Dyshime për shpërndarje të informacioneve personale të klientëve, Trump Mobile nis hetimet
Një kompani telefonike e lançuar nga biznesi familjar i presidentit amerikan, Donald Trump po heton një të metë të mundshme sigurie në faqen e saj të internetit që duket se ka ekspozuar të dhënat personale të rreth 27,000 personave që kërkuan të blinin një telefon inteligjent me ngjyrë ari. Trump Mobile tha në një deklaratë se po hetonte çështjen.
“Bazuar në informacionin e disponueshëm, ne nuk kemi identifikuar prova që sistemet, infrastruktura ose rrjeti i Trump Mobile janë kompromentuar drejtpërdrejt. Hetimi mbetet në vazhdim”, tha kompania në përgjigje ndaj The Guardian në lidhje me çështjen.
Sipas tyre, incidenti nuk përfshin informacione bankare, të dhënat e thirrjeve, mesazhet me tekst ose të dhëna të tjera financiare shumë të ndjeshme.
Në këtë kohë, informacioni i prekur duket se është i kufizuar në detaje të caktuara të klientit, duke përfshirë emrat, adresat e email-it, adresat postare, identifikuesit e porosive dhe numrat e telefonit celular’ njoftoi kompania.
Kompania tha se ishin vendosur masa shtesë mbrojtëse dhe monitorimi, dhe se gjithashtu po vlerësonte çdo detyrim njoftimi të zbatueshëm.
Trump Mobile tha se klientët duhet të qëndrojnë vigjilentë për çdo email, thirrje ose mesazh tekst të dyshimtë në lidhje me porositë e tyre.
Zbulimi përkoi me fillimin e shpërndarjes së telefonave inteligjentë T1 nga Trump Mobile , pas një vonese pothuajse 10-mujore dhe një ndryshimi në premtimin fillestar të kompanisë për të prodhuar telefonat në SHBA.
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara