Shpërthim i fuqishëm në Pakistan, treni del nga shinat duke lënë 27 të plagosur

24 Maj 2026 | 09:05

Të paktën 27 persona mbetën të plagosur pasi një shpërthim i fuqishëm nxori nga shinat një tren mallrash në jugperëndim të Pakistanit, raportuan zyrtarët dhe mediat lokale të dielën.

Ngjarja ndodhi pranë një linje hekurudhore në Quetta, kryeqyteti i provincës Balochistan, ku treni po lëvizte drejt zonës së kantonmentit të qytetit.

Sipas mediave lokale, pas shpërthimit u dëgjuan edhe të shtëna të shumta me armë zjarri, ndërsa autoritetet shpallën gjendje emergjente në disa spitale të qytetit për trajtimin e të plagosurve.

Zyrtari provincial, Babar Yousafzai, deklaroi se forcat e sigurisë dhe ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa policia po heton natyrën e shpërthimit.

Deri tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Provinca e Balochistanit, e pasur me minerale dhe pjesë kyçe e China-Pakistan Economic Corridor, është përballur prej vitesh me sulme dhe aktivitete të grupeve separatiste militante.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Më shumë se katër muaj pasi u vra në ditën e parë të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, Ali Khamenei, i cili e...
20:21 | 03/07/2026

Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet

Kryeministri portugez, Luis Montenegro i ka kërkuar këtë të premte BE-së, Spanjës dhe Marokut të mbështetje me avionë shtesë zjarrfikës në rast se zjarret përkeqësohen...
20:15 | 03/07/2026