Kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen celularë dhe lëndë të dyshuara narkotike
Në burgun e Fierit janë zhvilluar kontrolle të shtuara sigurie, ku janë sekuestruar disa sende të ndaluara, përfshirë telefona celularë, karikues dhe lëndë të dyshuara narkotike.
Sipas informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kontrollet janë kryer në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në ambientet e institucionit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Gjatë operacionit në ambientet e jashtme pranë Godinës “A”, u gjetën dhe u sekuestruan 10 telefona celularë, 10 karikues, disa bidona me përmbajtje të dyshuar alkooli, si dhe lëndë e dyshuar narkotike në dy vende të ndryshme.
Ndërkohë, gjatë një kontrolli të veçantë brenda institucionit, të dënuarit me iniciale A.M. iu gjetën pesë qese të vogla me lëndë të dyshuar narkotike, të fshehura në veshje gjatë verifikimit me skaner.
Për rastet janë hartuar dokumentet përkatëse dhe janë njoftuar strukturat përgjegjëse, ndërsa i dënuari është vendosur në izolim për veprime të mëtejshme procedurale.



Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë