Tepelenë, rriten çmimet e produkteve ushqimore, të papërballueshme për blerësit
Në Tepelenë po regjistrohet rritje e çmimeve të produkteve ushqimore, të cilat bëhen të papërballueshme për xhepat e konsumatorëve. Rritja e çmimeve ka prekur mallrat ushqimet por edhe tregun e fruta-perimeve ndërsa banorët i cilësojnë të kripura për tu përballuar prej tyre. Vështirësi ekonomike në këtë situatë ndeshin kryesisht të moshuarit dhe familjet në nevojë në Tepelenë, të cilët përveç mbështetjes nga shteti nuk kanë të ardhura të tjera për të përballuar çmimet e rritura në treg.
“Ajo dihet që është vështirë, çdo gjë në qiell, me çfarë ti përballojmë ne, me atë pension që marrim nuk ja vlen, kështu që vështirë është”, shprehet qytetari.
“Shumë të vështirë, e kemi shumë të vështirë jetesën, janë ngritur çmimet në stratosferë, çfarë të bëj me atë pension që marr unë 120 mijë lekë të invaliditetit”, tha një tjetër zotëri.
“Unë me 100 mijë lekë që marr pension turp është turp, nuk përballohet vajta mora ilaçet dhe në ngeltë nga ilaçet do marr ushqime, ha lakra, ha një vakt bukë se blej ilaçet, llogarit 150 mijë lekë që kam”, shprehet pensionistja.
Rritja e çmimeve ndikon negativisht në ekonominë e familjeve tepelenase duke sjellë probleme ekonomike për jetën e e përditshme të tyre.
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë