Treni në Pakistan doli nga shinat, një person hodhi eksploziv brenda, 28 viktima dhe 90 të plagosur
Numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës me bombë i dyshuar në jugperëndim të Pakistanit është rritur në 28, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 90, raportojnë burime policore dhe shëndetësore.
Ngjarja ndodhi në qytetin Quetta, ku një person kamikaz dyshohet hodhi brenda trenit një përplasi një automjet të mbushur me eksploziv në një tren që transportonte edhe personel ushtarak.
Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi përgjatë binarëve hekurudhorë ndërsa treni po lëvizte drejt zonës së kantonmentit të qytetit. Forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa u dëgjua disa kilometra larg dhe shkaktoi dëme edhe në banesa dhe automjete pranë linjës hekurudhore.
Disa prej të plagosurve kanë ndërruar jetë në spital, ndërsa një pjesë e tyre ndodhen në gjendje kritike.
Sulmi është marrë përsipër nga Balochistan Liberation Army, e cila deklaroi se objektiv ishte personeli ushtarak.
Pas shpërthimit u raportuan edhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa spitale në Quetta dhe vijojnë hetimet për ngjarjen.
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së