Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm ta sigurojmë botën se nuk synojmë të zotërojmë armë bërthamore
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Irani është i gatshëm të sigurojë botën se vendi nuk synon të zotërojë armë bërthamore.
Analisti ushtarak, Sean Bell, tha se Irani ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka interes për zhvillimin e armëve bërthamore.
Sipas tij, duke e përsëritur edhe një herë këtë qëndrim, Teherani thjesht “po rikthen në vëmendje një linjë që e ka mbajtur vazhdimisht”.
Megjithatë, vlen të theksohet se shumë vëzhgues nuk besojnë se Irani nuk ka synime për zhvillimin e armëve bërthamore. Analisti ushtarak Michael Clarke ka deklaruar se Teherani “i ka gënjyer botës”.
Pezeshkian deklaroi gjithashtu se vendi i tij nuk do të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për nderin dhe dinjitetin kombëtar.
Gjatë 24 orëve të fundit është folur shumë për një marrëveshje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit, përfshirë edhe një memorandum mirëkuptimi.
Megjithatë, të dyja palët duket se kanë dallime në kushtet e tyre.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi sot se “qëllimi përfundimtar është që Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore”.
Ndërkohë, sinjalet nga mediat shtetërore iraniane tregojnë se Teherani e ka bërë të qartë se nuk do të diskutojë programin e tij bërthamor derisa të përfundojë lufta.
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor