Lukashenko dhe Macron rikthejnë kontaktet diplomatike pas një kohe të gjatë, ja çfarë dikutuan në bisedën telefonike
Presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike këtë të diel. Ky ishte kontakti i parë midis dy udhëheqësve në këtë nivel prej një kohe të gjatë.
Sipas palës bjelloruse, udhëheqësit diskutuan çështjet rajonale, si dhe marrëdhëniet e Bjellorusisë me Bashkimin Evropian dhe në veçanti me Francën.
Burime shtetërore bjelloruse theksuan gjithashtu se biseda u iniciua nga Parisi. Minsku ende nuk ka zbuluar detaje mbi ndonjë marrëveshje apo temë tjetër të diskutuar.
Kontaktet midis Bjellorusisë dhe vendeve perëndimore u intensifikuan në verën e vitit 2025. Në atë kohë, administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump filloi bisedime të drejtpërdrejta me Lukashenkon, kryesisht në lidhje me lirimin e të burgosurve politikë.
Në dhjetor 2025, Shtetet e Bashkuara lehtësuan pjesërisht sanksionet kundër kompanive bjelloruse të potasit në këmbim të lirimit të 123 të burgosurve politikë.
Në mars të vitit 2026, pas një takimi tjetër me një delegacion amerikan në Minsk, Lukashenko liroi një grup tjetër figurash të opozitës. Uashingtoni theksoi se lehtësimi i sanksioneve ishte i kushtëzuar dhe varej nga përfundimi i arrestimeve të motivuara politikisht nga Minsku.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta