Presidenti i Iranit: Ne nuk kërkojmë të marrim armë bërthamore

25 Maj 2026 | 08:53

Presidenti i Iranit, Massoud Pezeskian ka deklaruar se vendi i tij ishte i gatshëm të siguronte botën se nuk kërkon armë bërthamore. Mediat shkruajnë se presidenti tha se Irani nuk dëshiron paqëndrueshmëri rajonale, ndërsa shtoi se regjimi Izraelit kërkon të destabilizojë rajonin.

Presidenti iranian theksoi se ekipi negociator iranian nuk do të bëjë kompromis për nderin dhe dinjitetin e vendit të tyre.

“Para martirizimit të Ajatollah Khamenei. Ne kishim deklaruar, dhe e përsërisim tani, se jemi të gatshëm të sigurojmë botën se nuk kërkojmë armë bërthamore”, shkroi Pezeskian në rrjeteet sociale.

Më herët, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se arritja e një marrëveshjeje me Iranin varet vetëm nga ai, ndërsa theksoi se nuk bën marrëveshje të këqija. Gjithashtu Trump u tha diplomatëve të tij të mos nxitojnë për një marrëveshje, pasi koha është në anën e SHBA-së dhe bllokimi do të mbetet në fuqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026