Dendias: Dakordësi me Shqipërinë për mbledhjen e Komisionit për Varrezat e Ushtarëve Grekë

25 Maj 2026 | 18:50

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias  u prit në një takim nga homologu i tij shqiptar Ermal Nufi, ndërsa në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Greqi dhe vijimi i dialogut të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Duke vlerësuar mbështetjen e Greqisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, ministri Nufi u ndal te promovimi i stabilitetit dhe sigurisë rajonale, veçanërisht në Ballkani Perëndimor, i cili mbetet prioritet strategjik i përbashkët i dy vendeve.

Nga ana e tij në një postim në platformën X, Dendias bëri të ditur se gjatë takimit me homologun shqiptar është diskutuar edhe çështja e varrezave të ushtarëve grekë.

“Gjatë takimit me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, ramë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake. Greqia respekton në mënyrë të vazhdueshme ata që u sakrifikuan për Atdheun”, shkroi Dendias.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026