Kërcënimi nga temperaturat e larta, IGJEUM: Rrezik i lartë për zjarre në disa qarqe të vendit
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka paralajmëruar se për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ka rrezik të lartë për zjarre.
Anira Gjoni, përfaqësuese e IGJEUM, tha për Euronews Albania se temperaturat e larta të këtyre ditëve të shoqëruara dhe me erë japin një rrezik të shtuar për zjarret në pyje.
“Ashtu siç buletini jonë e paraqet, rrezik më të lartë paraqesin qarqet Fier, Berat dhe Elbasan por në zonat e lokalizuara rreziku mbetet i lartë edhe për qarqet Tiranë, Korçë, Vlorë apo dhe Gjirokastër”, tha Gjoni.
Ndërkaq autoritet lokale dhe zjarrfikëse janë vendosur në gjendje gatishmërie teksa temperaturat maksimale kanë arritur në mbi 40 gradë celsius. Një rënie e lehtë e temperaturave pritet prej ditës së nesërme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Muaji mbyllet me temperatura të larta, meteorologu Osmani: Shmangni orët e pikut
- Parashikimi i motit, kohë e mirë dhe temperatura të larta
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta