SPAK dhe Antimafia e Barit godasin grup kriminal për pastrim parash, prokurori italian: Organizatat shqiptare ndër më të fortat në BE
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Antimafien e Barit, ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë kundër një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në pastrim parash.
Në total janë lëshuar 15 masa sigurie, ku përfshihen 10 “arrest me burg”, 1 “arrest shtëpie” dhe 3 “detyrim paraqitje”. Nga masat e “arrest me burg”, 6 janë ekzekutuar në Itali dhe 4 në Shqipëri.
Sipas hetimeve, kreu i grupit, Igli Kamberi, i arrestuar në korrik 2025 në Itali, dyshohet për përfshirje edhe në vrasjen e një 26-vjeçari në Barletta në vitin 2025. Pikërisht hetimet për këtë ngjarje çuan në zbërthimin e rrjetit kriminal që merrej me trafik droge dhe pastrim parash, ku paratë transportoheshin nga Italia drejt Shqipërisë me mënyra të ndryshme.
Në Shqipëri është arrestuar edhe Ergys Kastrati alias “Bishja”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dy vitesh nga autoritetet italiane. Në një rast të mëparshëm, në pikën kufitare të Muriqanit, autoritetet kishin sekuestruar mbi 680 mijë euro që dyshohet se i përkisnin këtij grupi.
Duke folur për operacionin, prokurori italian Giuseppe Gatti ka bërë një vlerësim të fortë për grupet kriminale shqiptare:
“Organizatat kriminale shqiptare janë ndër më të shpërndarat dhe më të fortat në Bashkimin Evropian. Për një kohë të gjatë janë nënvlerësuar, por sot realiteti tregon një nivel shumë të lartë kriminaliteti dhe rol të rëndësishëm në narkotrafikun ndërkombëtar.”
Ai shtoi se këto grupe nuk kufizohen vetëm në trafikun e drogës, por veprojnë si struktura të mirëorganizuara mafioze në disa shtete:
“Këto organizata veprojnë si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj, duke ruajtur lidhje të forta me ‘shtëpitë mëmë’ dhe duke funksionuar me hierarki të qartë mafioze. Në disa raste, ato përdorin forma ekstreme dhune për të treguar forcën dhe kontrollin e tyre.”
Sipas Gattit, krimi i organizuar shqiptar është në një proces zgjerimi dhe “delokalizimi”, duke ndërtuar rrjete të qëndrueshme edhe në Itali dhe vende të tjera të Evropës.
Top of Form
Bottom of Form
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta