“Fusha e Maliqit po boshatiset”, fermerët: Po prodhojmë me humbje, toka po mbetet djerrë

26 Maj 2026 | 13:34

Ulen sipërfaqet e mbjella me kulturat bujqësore në fushën e Maliqit, një nga tre fushat me sipërfaqen më të madhe bujqësore në vendin tonë. Sipas fermerëve, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së tregut dhe çmimeve nën kosto për prodhimet bujqësore.

Margel Agolli nga fshati Orman i Bashkisë Maliq është një nga fermerët potencialë të kësaj fushe. Pasi ka punuar për 25 vite në emigracion, ai vendosi të investojë në kulturat bazë bujqësore, por sot thotë se çmimi i lartë i naftës dhe i inputeve bujqësore ka rritur në maksimum koston e prodhimit, duke i bërë fermerët vendas të pakonkurrueshëm përballë produkteve që importohen nga vendet e rajonit.

“Kam 10 vite, u ktheva të isha i vetëpunësuar. U ktheva nga Greqia. Fatkeqësisht, natyrore janë përherë, ne nuk dëmshpërblehemi. Plus, çmimet e kultivimit të shtrenjta, nafta, pesticidet. Kostot e larta shumë. E çojmë 30 lekë koston tek patatja e shesim 25 lekë, fati jonë nëse e shesim pak më shumë se kostoja që nxjerrim. Subvencionim nuk marrim, një 5 mijë lekësh tek gruri, po ta bëni hesap, freza, korrje, del kostoja më e lartë”, është shprehur fermeri.

Fuat Orhan nga fshati Rembec i Bashkisë Maliq është një tjetër fermer me sipërfaqe të mëdha të mbjella kryesisht me grurë.

I pyetur për arsyet e uljes së sipërfaqeve të mbjella me kulturat bazë bujqësore, ai përgjigjet me një llogari të thjeshtë ekonomike, duke theksuar se fermerët e fushës së Maliqit po prodhojnë me kosto shumë të lartë.

“Unë kam 35 vite që merrem me grurë, elb, misër. Pse bie? Thelbi është se kostoja e prodhimit është rritur tej mase. Çmimi i karburantit, plehrat kimike, shpenzimet e tjera dytësore, fuqia punëtore. Çmimi i kostos me shitjen është paradoks të shesësh grurin me 28 lekë kur e prodhon me 30 lekë. Të marrësh maksimumin e mundshëm, 5 kuintal për dynym, me 30 lekë, 150 mijë të vjetra. Nuk vlen qeraja, plugu, korrja, llogari e thjeshtë”, u shpreh ai.

Në të njëjtën linjë me fermerët është edhe specialisti i bujqësisë pranë Bashkisë Maliq, Kejdi Hasani, i cili pranon se këtë vit ka pasur rënie të sipërfaqeve të mbjella me disa prej kulturave kryesore bujqësore.

“Fermerët po ulin sipërfaqet për shkak të inputeve bujqësore, konkurrenca nga vendet e rajonit, tregu nuk është i sigurt. Nuk u jepet mundësia të shtojnë sipërfaqet, vendet e rajonit konkurrojnë. Janë të pasigurt e të paorientuar”, u shpreh Hasani.

Nëse një vit më parë në fushën e Maliqit ishin mbjellë rreth 3800 hektarë me grurë, këtë vit sipërfaqja ka zbritur në 3500 hektarë. Edhe sipërfaqja e mbjellë me misër ka rënë nga 4000 hektarë në 3800 hektarë, ndërsa patatja nga 700 hektarë ka zbritur në vetëm 500 hektarë, pa përfshirë këtu edhe kulturat e tjera bujqësore që kanë pësuar tkurrje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026