Presidentja Vjosa Osmani kërkon liberalizim vizash për qytetarët
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Raniner Wieland dhe një delegacion të Shoqatës gjermano-kosovare.
Ajo theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe qytetarët e saj meritojnë të lëvizin lirisht në zonën shengen.
Më tej, znj. Osmani solli në vëmendje procesin e dialogut me Serbinë, proces ky që sipas saj duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.
Përkundër dialogut, kryetarja e shtetit nënvizoi problemet e brendshme me të cilat po përballen çdo ditë qytetarët e vendit. Ajo veçoi papunësinë e lartë dhe pasojat që ka lënë pas epidemia e COVID-19.
Sipas presidentes Vjosa Osmani, prioritetet kryesore të institucioneve duhet të jenë këto sfida.
LEXONI GJITHASHTU:
Osmani takohet me kancelarin Kurz, diskutohet për dialogun dhe liberalizimin e vizave
Kurti pas takimit me Macron: Nuk mora premtim për liberalizim të vizave
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta