Kurti uron Kurban Bajramin: Na obligon solidaritetin dhe bujarinë për të mirën e përgjithshme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin Kurban Bajramit. Kurti shprehet se kjo festë obligon solidaritetin e bujarinë për të mirën e përgjithshme.
Ai kujtoi edhe sakrificën sublime të 37 imamëve hoxhallarë që ranë dëshmorë të luftës së fundit në Kosovë.
Fjala e plotë:
“Vizitën e parë për festën e Kurban Bajramit, si për çdo vit, këtë vit vijmë te Bashkësia Islame e Kosovës, për t’ia uruar Myftiut, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij, këtë festë të sakrificës, e cila na e përkujton e vazhdimisht na e mëson që edhe sakrifica është festë, sepse ne i gëzojmë të mirat dhe frytet e atyre të cilët kanë sakrifikuar para nesh dhe kanë mundësuar që ne të kemi liri e prosperitet, para së gjithash dëshmorët e kombit, ku ne asnjëherë nuk e harrojmë që aty janë edhe 37 imamë hoxhallarë nga lufta çlirimtare, bartëse e të cilës ishte UÇK-ja e deri tek ajo që bëjmë sot si institucione që qytetarve t’iu dalim në ndihmë për çdo nevojë që kanë. Kurban Bajrami ëhstë festë e cila na obligon të ndihmojmë njëri-tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin, të tregojmë solidaritet e bujari për të mirën e përgjithshme, duke mos e lënë askënd prapa”, tha Kurti.
Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun