Dy ditë vaksinim i hapur për personat mbi 18 vjeç në të gjithë vendin, Manastirliu: Regjistrohuni në e-Albania

26 Qershor 2021 | 12:44

E marta dhe e mërkura, 29 dhe 30 qershor do të jenë ditë të hapura për vaksinimin masiv në të gjithë vendin për personat mbi 18 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat nga qendra e vaksinimit të përqendruar në Vlorë, shpalli ditët e hapura të vaksinimit masiv anti COVID-19, për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç në të gjithë vendin.

“Bazuar në rekomandimin e ekspertëve të ISHP, ne kemi vendosur, ashtu sikurse edhe në shumë vende në botë e kanë praktikuar, që e marta dhe e mërkura e ardhshme të jenë ditë vaksinimi të hapura. Pra, datat 29-30 qershor do të jenë ‘open days’ për vaksinimin e popullatës plus 18 vjeç”,  – deklaroi znj. Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ftoi qytetarët që janë mbi 18 vjeç të aplikojnë në portalin e-Albania për të rezervuar vaksinën anti-COVID dhe për ta kryer gjatë dy ditëve të hapura të vaksinimit masiv kudo në territor.

“Ne do të përdorim platformën e-Albania, që të gjithë qytetarët që janë të interesuar për t’u vaksinuar të mund të aplikojnë nga dita e nesërme, e diela dhe e hëna për të kërkuar për t’u vaksinuar dhe sistemi e-Albania do të njoftojë vendin e vaksinimit, sipas qyteteve dhe do të jenë kryesisht qendrat e vaksinimit të përqendruar ato të cilat do realizojnë vaksinimet për ditët e hapura”, tha ministrja Manastirliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026