Shtohet frika nga varianti ‘Delta’, pritet të jetë dominues gjatë gushtit
Ndonëse shumë shtete ndihen të lehtësuar nga pandemia, e madje po shijojnë lehtësimin e masave kufizuese, ekspertët paralajmërojnë se vigjilenca duhet të jetë e lartë për shkak të variantit ‘Delta’ të COVID-19 i cili është shfaqur për herë të parë në Indi.
Varianti ‘Delta’, i cilësuar shumë transmetues, ka shkaktuar një reagim epidemik në shumë vende, ndërsa Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve paralajmëron se mund të jetë lloji dominues në Evropë gjatë muajit gusht.
Sipas qendrës parashikohet që virusi të shkaktojë 70 për qind të infeksioneve të reja në Bashkimin Evropian (BE) dhe Zonën Ekonomike Evropiane (EEA).
Deri në fund të gushtit, kjo shifër mund të arrijë 90 për qind.
Britania ka raportuar 15.810 infeksione të reja në 24 orët e fundit, Vendi gjithashtu raportoi 35.204 raste të reja të coronavirusit të variantit ‘Delta’, duke shënuar një rritje prej 46 për qind.
Numrat e të infektuarve në Gjermani pritet të rriten përsëri për shkak të këtij varianti.
Infeksionet e shkaktuara nga varianti ‘Delta’ në Gjermani janë dyfishuar në javët e fundit.
Për shkak të një shkalle të lartë vaksinimi, Izraeli supozohej të hiqte shumicën e kufizimeve këtë muaj. Por Ministria izraelite e Shëndetësisë të premten rivendos detyrimin për të mbajtur maskën në ambientet e brendshme, pasi numri i infeksioneve u rrit me rreth 70 për qind.
Sidnej dhe disa zona përreth do të hyjnë në një bllokim dyjavor, ndërsa autoritetet përpiqen të kontrollojnë një përhapje të shpejtë të variantit ‘Delta’, që u rrit në 80 raste vetëm brenda disa ditësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur